AKTUALE

Pezullohet nga puna polici që lejoi kalimin e Grubit në kufi

Ministria e Punëve të Brendshme informoi se ka marrë masa disiplinore ndaj punonjësit të policisë B.J. pasi ai ka lejuar që Artan Grubi ta kalojë kufirin, edhe pse siç thonë nga MPB ka pas një masë aktive në listën e ndalimit “mbaj dhe njofto menjëherë”.
Pas kontrollimeve të kryera, inspektimit të materialeve zyrtare dhe pas analizës së pamjeve të sigurisë nga kamerat e sigurisë në Stacionin Policor të Pikëkalimit kufitar “Bllacë”, Departamenti vërtetoi se punonjësi i policisë B.J. me veprimin e tij të papërgjegjshëm nuk ka realizuar kontrollet e duhura për automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror në dalje nga RMV, nuk e ka regjistruar për daljen nga RVM dhe udhëtarët e automjetit përkatës A.P., me pasaportë diplomatike si shofer dhe A.G. me pasaportë maqedonase si pasagjer, i ka regjistruar si kalues të kufirit në këmbë, duke e anashkaluar mbikëqyrjen e duhur dhe ka realizuar kontrollin kufitar në sistemin SKPV për personin A.G. pa pritur që sistemi të verifikonte nëse personi kishte masën aktive “mbaj dhe njofto menjëherë”, dhe i ka dorëzuar pasaportat menjëherë, pas çka ata kanë lënë pikëkalimin kufitar”, thonë nga MPB-ja.

Banner

Related posts

Izet Mexhiti: Mërgata është burimi i të gjitha proceseve kombëtare, është aset kombëtar

Gjyla Halili

Sërish mashtrim nga policë të rrejshëm! Gruaja nga Kumanova thotë se i kanë marrë 30.000€

Gjyla Halili

Aleanca për Shqiptarët: Sulmet ndaj shqiptarëve në Kumanovë, janë skenar i “srbski svet” dhe argatëve të tyre në RMV për destabilizim

Gjyla Halili