AKTUALE

Ali Ahmeti përgëzon Bashkimin për rikthim në Ligën e parë

Lideri i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka përgëzuar KF “Bashkimi” për rikthim pas shumë vjetëve në Ligën e parë të RMV.

Një urim i veçantë edhe për tifozët besnikë, ILIRËT, që qëndruan pranë klubit në çdo hap, në ditë të mira dhe sfiduese, duke e mbështetur me zemër nga tribunat, ka shkruar Ahmeti.

Postimi i tij:

Urime ekipit kumanovar, KF BASHKIMI, për rikthimin e merituar në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut!

Përgëzime të përzemërta për gjithë stafin organizativ, të cilët me përkushtim dhe punë të palodhshme për më shumë se një dekadë e rikthyen klubin aty ku i takon.

Një urim i veçantë edhe për tifozët besnikë, ILIRËT, që qëndruan pranë klubit në çdo hap, në ditë të mira dhe sfiduese, duke e mbështetur me zemër nga tribunat.

Suksese në Ligën e Parë! Rruga vazhdon!

Banner

Related posts

VLEN: BDI po përdor skemat e Vuçiqit

Gjyla Halili

Ziberi: Pa asnjë bazë po tentojnë t’i rrëmbejnë Frontit Europian dy mandate, vetëm për ta zbutur humbjen

Gjyla Halili

Buzhala: Bashkësia ndërkombëtare eshte e gatshme për koalicionin VMRO – VLEN

Gjyla Halili