SHQIPËRI

Përparim Avdili, nominohet zyrtarisht kandidat për Parlamentin e Zvicrës

Përparim Avdili është 35 vjeçar, i lindur në rrethinën e Kumanovës dhe i ardhur në Zvicër në moshën njëvjeçare, shkruan albinfo.ch. Që prej disa vitesh ai është pjesë e FDP-së (Partia Liberale) ndërsa prej tre vitesh edhe asamblist i saj në Cyrih.

“Lajm i madh! Jam nominuar zyrtarisht kandidat për zgjedhjet e Parlamentit të Zvicrës!”. Këtë lajm e ka publikuar në mbrëmjen e sotme Përparim Avdili, asamblist nga partia FDP i Asamblesë së Qytetit të Cyrihut, në një postim të bërë në llogarinë e tij në facebook , shkruan albinfo.ch.

“Me mbështetjen e familjes, miqve dhe FDP-së, jam i gatshëm të punoj për rajonin tonë dhe të përfaqësoj vlerat dhe vizionet tona.
Faleminderit për mbështetjen tuaj – me përparim në të ardhmen!”, shkruan në vazhdim Avdili, i pari politikan me rrënjë shqiptare në Parlamentin e Cyrihut.

Gjithashtu Avdili, nga viti i kaluar është edhe kryetar i FDP-së për qytetoin e Cyrihut.

Pas Reis Luzhnicës dhe Islam Alijajt, të dy nga Partia Socialdemokrate, të cilët ishin nominuar ditë më parë, Cyrihu nominon edhe një kandidat tjetër me rrënjë shqiptare, kësaj radhe nga FDP, për zgjedhjet në nivel nacional, që mbahen më 22 tetor të këtij viti

Banner

Related posts

Besart Kadia largohet nga Financat, emërohet zv/ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme

admin

Ky është kosovari që dyshohet se u plagos në Shëngjin, dalin pamjet

admin

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi

admin

Leave a Comment