AKTUALE

Përleshje masive në ligën e basketbollit, sulmohen fizikisht treneri i Vardarit dhe i Shkupi

Ekipi i Vardarit e arriti fitoren e parë të sezonit pasi e mposhti Shkupin me rezultat 87-85, në xhiron e dytë të play-out-it

Pikët për triumfin i realizoi i riu Kristijan Nastovski në sekondat e fundit të ndeshjes, duke sjellë festë të madhe për ekipin që sezonin e ardhshëm do të luajë në Ligën e Dytë. Megjithatë, gjithçka që ndodhi në fushë mbeti në hije të thellë nga incidenti i madh që ndodhi pas përfundimit të ndeshjes, raportoi Sport1.mk.

Për arsye ende të panjohura, në një përleshje fizike u përfshinë trajneri kryesor i Vardarit, Aleksandar Jovançev, dhe asistenti i Shkupit, Faik Miftari, të cilët filluan të godasin njëri-tjetrin, ndërsa në përleshje u përfshinë edhe lojtarë të Vardarit dhe Shkupit. Duhej të ndërhynte policia, e cila në këtë moment është e pranishme në numër të madh përpara sallës “Maqedonia e Pavarur” në Kisella Vodë.
Husein Bajram ishte më efikasi me 23 pikë, ndërsa Nakov shtoi 21 dhe Mlladenovski 18 pikë. Mohamed udhëhoqi Shkupin me 31 pikë.

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Çashka: Shqiptarët nuk janë vetëm pastrues e druprerës – ata mund të jenë edhe Kryeministra!

Gjyla Halili

VLEN: Kemi tërhequr emërimin e Afrona Verzivolit!

Gjyla Halili

Këshilli për Marrëdhëniet Shqiptaro-Amerikane pas vendimit në Hagë: Kuvendi ta shpërbëjë Gjykatën Speciale

Gjyla Halili