AKTUALE

Përkujtohet dëshmori i kombit, Agim Rufati nga Sllupçani. Një Agim lind sërish në këtë familje!

4 maj-Kryetari i komunës së Likovës, Erkan Arifi, me bashkëpunëtorët e tij dje kanë kujtuar dëshmorin e kombit, Agim Rufati nga Sllupçani.
Postimi:
Shënohet 24-vjetori i rënies heroike të Dëshmorit të Kombit, Agim Rufati nga Sllupçani — një bir i denjë i kësaj toke që dha jetën për lirinë dhe dinjitetin e kombit Shqiptar. Në këtë ditë plot emocion dhe kujtim, historia përsëritet në një mënyrë të mrekullueshme: djali i tij Arlind Rufati bëhet baba dhe vendos që emrin e të birit ta bëjë AGIM — për të jetuar përherë kujtimi, nderimi dhe emri i të atit.
Në përvjetorin e 24-të emri AGIM lind përsëri në zemrat tona dhe me një jetë të re.
Lavdi Dëshmorit të Kombit Shqiptar Agim RUFATI.
Lavdi të gjithë dëshmorëve të kombit!

Banner

Related posts

VLEN: Një hap i vogël në kufi, një ndryshim i madh për shqiptarët!

Gjyla Halili

Partia PDE e Arjanit Hoxhës pranoi të shkrihet në BDI

Gjyla Halili

RMV, nesër do të votojnë të sëmurët, të burgosurit dhe diaspora

Gjyla Halili