AKTUALE

Përfundon takimi Mickoski–Taravari, ja çka u vendos!

Takimi mes kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, i mbajtur në ambientet e Qeverisë dhe që filloi në orën 17:00, ka përfunduar, bëhet e ditur në një njoftim të shkurtër zyrtar.

“Takimi përfundoi në një frymë konstruktive,” thuhet në deklaratën e Qeverisë, duke nënvizuar gatishmërinë për dialog dhe bashkëpunim.

Në takim, kryeministri Mickoski ka rikonfirmuar qëndrimet e tij të deklaruara më herët publikisht, ndërsa bisedimet për rolin e mëtejshëm të Aleancës për Shqiptarët në Qeveri pritet të vazhdojnë gjatë këtij muaji.

E ardhmja politike e Aleancës për Shqiptarët dhe pozicioni i saj në koalicionin qeveritar do të qartësohen në ditët në vijim.

Banner

Related posts

Azgan Haklaj: UÇK- sot është i gjithë Kombi!

Gjyla Halili

Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Gjyla Halili

Njësitet policore në Kosovë pranojnë fletarrestin për Artan Grubin

Gjyla Halili