AKTUALE

Përfaqësues të OVL-UÇK zhvillojnë takim me Ali Ahmetin: Protestë e radhës do të mbahet në Shkup

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) të ish-UÇK-së zhvilluan sot një takim me z. Ali Ahmeti, një nga themeluesit e ish-Ushtrisë Çlirimtare dhe lider i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua mbi zhvillimet aktuale dhe çështjet që, sipas organizatorëve, lidhen me trajtimin e padrejtësisë ndaj qytetarëve dhe ish-pjesëtarëve të luftës. Palët u dakorduan që protesta e radhës, e paralajmëruar nga OVL-UÇK, të mbahet në Shkup.

Sipas organizatës, protesta synon të shprehë shqetësimet publike dhe të nxisë institucionet kompetente të adresojnë kërkesat e tyre në mënyrë transparente dhe ligjore.

Banner

Related posts

Pendarovski: Asnjëherë nuk kemi montuar procese politike

Gjyla Halili

LSDM: Rezultati i premtimeve të realizuara për dy vite nga Qeveria e Mickoskit është zero

Gjyla Halili

Ahmeti të dielën takon mërgimtarët tetovarë

admin