SHOWBIZ

Përdorën dhunë verbale dhe kërcënime/ Dy nominime brenda ditës, Ermiona dhe Eva skualifikohen përfundimisht nga loja e “Big Brother VIP”

Dy lojtare kanë lënë sot shtëpinë më të famshme në Shqipëri, Ermiona Lekbello dhe Eva Alikaj, pasi përdorën dhunë verbale e kërcënime kundrejt banorëve të tjerë.

Fillimisht Zarfi I Zi erdhi në mëngjes për Ermionën, duke iu njoftuar vendimi për skualifikimin nga loja.

Ky vendim erdhi pas përdorimit të dhunës verbale gjatë debateve, duke thyer automatikisht rregullat thelbësore të formatit.

Një tjetër Zarf i Zi u lexua mbrëmjen e sotme për një tjetër banore e cila theu rregullat. Aktorja Eva Alikaj u skualifikua nga loja pas përdorimit të kërcënimeve.

Në Primen e mbrëmjes së djeshme Vëllai I Madh njoftoi një vendim të rëndësishëm në lidhje me dhunën brenda shtëpisë së “Big Brother VIP”.

Në çdo rast të përdorimit të dhunës fizike, verbale dhe psikologjike do të merren automatikisht masa për banorët që do të thyejnë rregullat kryesore të formatit.


Top Channel

Banner

Related posts

Propozimi nga partneri gjerman, Iva Tiço: S’ prita të ulej në gjunjë, po shoh për fustan të bardhë!

admin

Akuza për sulm dhe ngacmim të një 30-vjeçareje, arrestohet aktori Jonathan Majors

admin

Të udhëtosh nga Britania në Itali vetëm për të shijuar një picë me kosto më të ulët, i riu bëhet viral në rrjet!

admin

Leave a Comment