AKTUALE

“Patentë shoferi”, Mitreski: Kuvendi do të ndërmerr masa urgjente

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Jovan Mitreski, në koordinimin e rregullt të sotëm, ku marrin pjesë edhe koordinatorët e grupeve parlamentare, e ngriti çështjen e problemit me lejet për vozitje dhe theksoi nevojën që Kuvendi të marrë masa urgjente, për të tejkaluar situatën e krijuar nga zbatimi i Marrëveshjes së Prespës.

Ai theksoi se ka njoftime se grupet parlamentare do të paraqesin propozime të ndryshme për ndryshime ligjore, prandaj theksoi se grupet parlamentare duhet të veprojnë në mënyrë të koordinuar që të arrihet zgjidhja më e shpejtë dhe më e mirë, e cila do të jetë në interes të qytetarëve, dhe që në të njëjtën kohë nuk do të dëmtojë respektimin e akteve juridike ndërkombëtare për të cilat RMV si shtet është angazhuar.

Banner

Related posts

Bujar Osmani e nis nga Këshilli i tij vendor: Kam privilegjin të bartë mbi supet e mia misionin presidentit të parë shqiptar

Gjyla Halili

LSDM: Mickoski nisi fushatë të zezë kundër partisë sonë

Gjyla Halili

Ligji për përfaqësim të drejtë, BDI-ja do të përfshihet në debat

Gjyla Halili