AKTUALE

Pas mediave të regjimit të Putinit, Nismën e Bujar Osmanit e ka komentuar edhe presidenti i Serbisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në intervistën e djeshme për “RTS” ka komentuar iniciativën e fundit nga kryediplomati shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani të quajtur “QUAD”, ku përveç Maqedonisë së Veriut është përfshirë dhe Kosova, Shqipëria dhe Mali i Zi.

“Është për të treguar mbështetje 100 për qind për vendimet e BE-së. Ata mund të kishin vënë një slogan “100 për qind nuk jemi ne, të tjerët vendosin në emrin tonë”. Nuk e di pse ju duhen ministritë për Punë të Jashtme, mund të gjejnë dikë për ta pranuar e-mailin kur në Bruksel do të sillet ndonjë vendim dhe do të thonë ja ky është vendimi ynë, sepse asnjë vendim se marrin vet”, ka deklaruar presidenti serb, Vuçiq.

Kujtojmë se, ditë më parë Nisma e ministrit Bujar Osmani, QUAD i Ballkanit Perëndimor- Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi, nga mediat e regjimit të Putinit në Rusi u vlerësua si “anti-serbe” dhe si “presion ndaj Serbisë”.

Banner

Related posts

Ahmeti voton në Zajaz: Uroj proces të mbarë zgjedhor, në frymë plotësisht demokratike

Gjyla Halili

Lamallari në Memorialin e 11 Shtatorit: Kujtesë për rëndësinë e solidaritetit dhe sigurisë

Gjyla Halili

Bashkëpunim për të ardhmen: Rinia e BDI-së takon deputetët

Gjyla Halili

Leave a Comment