AKTUALE

Arrestimi i Jack Smithit është “çështje kohe”, gazetari Fitim Çeku tronditë më deklaratë

Në një postim të fundit në rrjetet sociale, gazetari kosovar Fitim Çeku ka bërë një deklaratë dramatike lidhur me ish-prokurorin special amerikan Jack Smith.

Sipas tij, arrestimi i Smith-it është vetëm çështje kohe, sepse ai do të dalë para drejtësisë për veprimet e tij gjatë hetimeve kundër ish-presidentit tani president Donald Trump.

Çeku e lidh këtë me zhvillime dramatike në Amerikë që do të ndikojnë edhe në tema më të gjera, duke përfshirë akuzat në Gjykatën Speciale të Hagës.

Në postimin e tij, Fitim Çeku shkruan tekstualisht:

“Arrestimi i Jack Smith është çështje kohe. Përveç tij, shumë nga bashkëpunëtorët e ti të tjerë do të dalin para drejtësisë.

Ky zhvillim dramatik që do të ndodhë në Amerikë do të trondisë seriozisht themelet e së majtës radikale që i ka rrënjët deri në Hagë.

Akuzat e rreme në Hagë do të bijë kur Jack Smithi do të dalë më duar të lidhura para drejtësisë. Ky është ‘Mision Special’, i pa thyeshëm.

Kjo do të ndodhë, koha ka ardhur. Qëndroni të vëmendshëm.”

Tonin e postimit e shoqëron një foto e Jack Smith-it dhe një stil tipik sensacionalist, duke sugjeruar se diçka e madhe dhe e afërt po vjen/Gazzetta Journal/

Banner

Related posts

Fatmir Dehari mirëpret mërgimtarët: Ju urojmë mirëseardhje të ngrohtë në tokën tuaj të shtrenjtë

Gjyla Halili

Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?

Gjyla Halili

Mickoski: Qeveria është stabile dhe e fuqishme! VMRO-ja e përgatitur për fitore të madhe në zgjedhje

Gjyla Halili