AKTUALE

Pas Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut voton t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës

Pas Komunës së Leposaviqit, edhe asamblistët e Kuvendit Komunal të Zubin Potokut kanë votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Lajmin e bëri të ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook,  nënkryetari i LVV-së, Alban Uka.

“Pas Komunës së Leposaviqit edhe Komuna e Zubin Potokut i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit që sapo ndodhi në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut”, ka shkruar Uka.

Ndërkaq, sot në Kuvendin Komunal të Leposaviqit është votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).

Ndryshe, në AKK ditë më parë është anëtarësuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, në mbledhjen e jashtëzakonshme.

Votimi për anëtarësimin e Mitrovicës së Veriut në AKK ka kaluar me votat e te gjith delegateve

Banner

Related posts

Agron Dedivanaj: Të largosh profesorët e mirë është të dëmtosh arsimin

Gjyla Halili

Atdhetari Bruno Ceka themelon fondacionin Ceka International Foundation: Kontributi juaj, ndryshim për jetën e fëmijëve në nevojë

Gjyla Halili

Caktohet seanca për inaugurimin e Siljanovska-Davkova për presidente

Gjyla Halili

Leave a Comment