SHQIPËRI

Paratë ruse për Kryemadhin, Balla: Bashkëshortja e ish-Presidentit, aksionere me politikanë rusë në parajsat fiskale

Pagesat ruse për Monika Kryemadhin, shihen nga socialistët tha Taulant Balla, si një aferë e paralajmëruar pesë vite më parë.

“Si ka mundësi që na doli bashkëshortja ish-presidentit e cila na përfitoka përqindje fitimi, si i thonë këta avokatët nga një biznes ose nga një ortakëri me rusë. Paska paguar rusi para për bashkëshorten e Ilir Metës dhe transferuar nëpër llogari bankare, sepse unë nuk mendoj se ka ndonjë arsye tjetër se si u ka rënë ndërmend kompanive të lidhura me Vladimir Putin të paguajnë përqindje apo të transferojnë para në llogaritë të cilat janë me emrin e bashkëshortes së Ilir Metës“- tha Balla.

Krahas detyrimit për llogaridhënie nga zonja Kryemadhi, Taulant Balla pati edhe një apel.

“Përse këto ruse po paguajnë këto para. Thirrja është për organet e drejtësisë jemi subjekt i i deklarimit dhe kontrollit të pasurive çdo qindarkë që mund të transferohet në llogari duhet të deklarojmë”

Asamblesë socialiste të Mallakastrës Taulant Balla i tha:

“Mos harroni që përballë PS-së në këto zgjedhje, është një aleancë rublash. Një aleancë rublash që mos u habisni kurrë historia do të tregojë se shkatërrimi i rafinerisë së Ballshit përmes atij privatizimit të korruptuar gjatë qeverisjes Meta-Berisha ka qenë një plan kundër interesave të Shqipërisë.”


Top Channel

Banner

Related posts

Detaje të reja nga vrasja në Përmet, fqinjët flasin për rastin

admin

Plagosët me armë një 24-vjeçar

admin

Samiti i Berlinit më 16 tetor në Tiranë/ Scholz: Marrëveshja Kosovë-Serbi e rëndësishme për rajonin! Rama: Mbështesim planin e paqes

admin

Leave a Comment