AKTUALE

Papa Françesku do të varroset jashtë Vatikanit

Ati i Vatikanit ndërroi jetë, por çfarë ndodh pas këtij momenti të vështirë për Kishën Katolike dhe besimtarët në mbarë botën?

Funerali i një pape ka qenë gjithnjë i organizuar në detaje. Papët e mëparshëm janë varrosur me arkivole të bëra nga plumbi apo lisi, ndërsa mësohet se Papa Françesku i ndjerë do prehet në një arkivol të thjeshtë prej druri dhe të veshur me zink. Para ndarjes nga jeta, ai ka kërkuar që trupi i tij të mos vendoset në platformën e ngritur në katafalkë, në Bazilikën e Shën Pjetrit.

Siç shkruhet në mediat e huaja, Papa Françesku është papa i parë në më shumë se një shekull që do varroset jashtë Vatikanit, në Bazilikën e Shën Marisë Major, një nga katër bazilikat kryesore papale në Romë.

Pasaradhësi i tij zgjidhet të paktën 15 ditë më vonë.

Banner

Related posts

Fatmir Dehari ndez motorët në Kërçovë

Gjyla Halili

Camaj në Parlament: Ulqini ishte qytet para shumë të tjerëve, territoret historike të Malësisë duhet t’i përkasin Tuzit

Gjyla Halili

Mickoski në mbikëqyrje të punimeve të autostradës Gostivar – Bukojçan

Gjyla Halili