SPORT

Panadic i kënaqur me fitoren dhe përparimin e skuadrës së tij

Ferizaj ka shënuar fitore ndaj Prishtinës me rezultat 1:0, ndërsa trajneri Andrej Panadic, vlerëson se ndeshja e sotme ishte ndër më të luftuarat nga skuadra e tij.

“Jam shumë i kënaqur me rezultatin dhe me këtë fitore. Jam shumë i kënaqur edhe me përparimin që kanë shënuar lojtarët e mi, poashtu edhe me lojën që treguam. Fillimi ka qenë i vështirë. Sot ka qenë loja më luftarake e sezonit, fituam duelet që i kishim”, është shprehur Panadic.

Edhe pas kësaj fitoreje, Ferizaj mbetet në pozitën e fundit, tani me 17 pikë, dy më pak se Malisheva, e cila nesër është mysafire e Gjilanit.

Banner

Related posts

E ndjek hap pas hapi, zbulohet rroga marramendëse e truprojës së Lionel Messit

admin

Zyrtare: Klubi i Ligës së Parë të Kosovës mbetet pa trajner

admin

“Mbretërit” e sundojnë botën

admin

Leave a Comment