AKTUALE

Kryetari Dehari për Pavarësinë e Kosovës, shpërblen disa nga meritorët kërçivarë

Kryetari i komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, me rastin e 15 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, ka shpërblyer me dekorata, disa personalitete kërçovare.

Komuna e Kërçovës me këtë rast ndau Dekoratë për dr. Hasan Bekteshi, i burgosur politik, Qerim Halili për trimërinë e guximin e treguar gjer në jetësimin e kauzës dhe për Abdylmexhit Karaga-Xhita, që dërgoi komunikatën e parë se është themeluar UÇK-ja.

Postimi i plotë i kryetarit Dehari:

Takim tradicional me Ushtarët e UÇK-së, të përndjekurit dhe të dënuarit politikë nga Kërçova për nder të 17 Shkurtit – Pavarësisë së Kosovës.
Komuna e Kërçovës me këtë rast ndau Dekoratë për dr. Hasan Bekteshi si i dënuar e i përndjekur politik për veprimtari kombëtare, ndamë Mirënjohje për ushtarin e UÇK-së Qerim Halili për trimërinë e guximin e treguar gjer në jetësimin e kauzës kombëtare për lirinë e truallësisë shqiptare dhe për Abdylmexhit Karaga-Xhita i cili dërgoi njoftimin e parë dhe historik-KOMUNIKATËN për themelimin e UÇK-së në Kosovë.

Banner

Related posts

VLEN: Fronti i Ahmetit dhe Selës vepron pa busull

Gjyla Halili

Taravari: S’është tragjike nëse bashkëpunojmë me BDI-në në rrethin e dytë

Gjyla Halili

Osmani u takua me nxënësit në Cerovani – fëmijët duhet të mësojnë dhe t’u sigurohet prosperitet dhe e ardhme

admin

Leave a Comment