SHQIPËRI

Pamje nga droni: Momenti i ndërhyrjes së një mijë policëve në kampin e muxhahedinëve

Policia e Shtetit ka publikuar pamjet e të gjithë operacionit kampin e muxhahedinëve të MEK-ut në Manëz.

Pamjet këto të cilat tregojnë momentin e zbarkimit të rreth 1 mijë forcave të policisë, të cilët me kërkesë të SPAK dhe urdhër të GJKKO të cilët kanë tentuar të ushtrojnë kontrolle brenda ndërtesave të kampit ku strehohen rreth 3 mijë përfaqësues të opozitës iraniane të strehuar në Shqipëri që nga 2013.

Në pamjet e publikuara nga policia duken edhe disa nga anëtarë të MEK që tentojnë të djegin dokumente të ndryshme.

Drejtori i përgjithshëm i policisë, Muhamet Rrumbullaku tha në një konferencë për mediat se në asnjë moment nuk është përdorur dhunë nga policia ndaj rezidentëve të MEK, por sipas tij ka ndodhur e kundërta.

Rrumbullaku u shpreh se në kamp janë futur me mirëkuptim dhe se rezistenca e MEK filloi 2 orë pasi kishin nisur kontrollet, në momentin kur u konstatua paligjshmëri.

Sipas kreut të policisë, i gjithë kampi bëri rezistencë ndaj policisë. Ai tha se është kërkuar ndihma e drejtuesve të MEK që të uleshin tensionet, por ata nuk janë treguar të gatshëm.

Banner

Related posts

Albin Kurti vizitë në Tiranë të dielën, takim me Ramën dhe Nikollën

admin

Vuçiq sulmon deputeten britanike që raportoi për armët: Po bëjmë hetim kundër jush

admin

Vizita e presidentit të Austrisë/ Me homologun shqiptar diskutime për rritjen e shkëmbimeve tregtare

admin

Leave a Comment