Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka thirrur protestë për të premten, raporton Klan Kosova.
Gazetarja e Klan Kosova, Endrita Bajrami, ka njoftuar se në konferencë u bë e ditur se protesta do të fillojë në orën 12:00, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Gazmend Syla nga kjo organizatë tha se zhvillimet e fundit, kanë tentuar ta vendosin në një balancë luftën e UÇK-së me atë që ka ndodhur gjatë viteve 1998-1999.
Prandaj, ai njoftoi se kanë marrë vendim për të organizuar protestën gjithëpopullore.
“Organizatat e dala nga lufta sot në takimin që mbajtëm pak më herët me këshillin drejtues, morëm vendim që të thërrasim protestë gjithëpopullore nesër në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu”.
Kjo protestë vjen pas verdiktit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale kundër ish-krerëve të UÇK-së më 16 shtator.
Katër drejtuesit e UÇK-së u shpallën fajtorë dhe u dënuan me 81 vjet burgim në total, Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi me 25 vjet burgim për secilin, Jakup Veseli me 18 vjet burg dhe Rexhep Selimi me 13.
