AKTUALE

OVL i reagon Miskoskit për ‘shtabin e krizës’: Protesta në Shkup do të jetë paqësore

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së kanë thënë se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse.Në reagimin e tyre thuhet se deklaratat e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski në lidhje me ‘shtabin e krizës’, po krijojnë tensione të panevojshme.“Kategoritë e dala nga lufta e UÇK-së njoftojnë opinionin publik se protesta e paralajmëruar më 13 dhjetor në Shkup është protestë paqësore, qytetare dhe gjithëpërfshirëse, e organizuar në mbrojtje të dinjitetit tonë dhe në kundërshtim të padrejtësive në Hagë”.“Deklaratat e Kryeministrit Mickoski për formimin e një “shtabi krize” vetëm sa krijojnë tension të panevojshëm dhe përpiqen ta paraqesin një tubim demokratik si rrezik”, thuhet në deklaratën e OVL-UÇK-së.Tutje, ata kanë siguruar qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe asnjë arsye për dramatizim.
“Ne sigurojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit se protesta është e organizuar në koordinim të plotë, është e qetë, nuk ka prapavijë partiake dhe nuk ka asnjë arsye për dramatizim. Kërkojmë nga institucionet e shtetit të Maqedonisë së Veriut të ruajnë profesionalizmin dhe të mos e politizojnë të drejtën kushtetuese të protestës. Liria e shprehjes dhe e tubimit është e garantuar, dhe ne do ta ushtrojmë atë me përgjegjësi dhe dinjitet”, thuhet në deklaratë.

Banner

Related posts

Ganiu pret në takim deputetët e Klubit për Çështje Rinore dhe Politika Rinore: Në fokus zbatimi i politikave rinore në nivel lokal

admin

Mehmetaj: VLEN kap maksimum 8 deputetë, ka mundësi me pas probleme koalicioni ende pa shku në zgjedhje…

Gjyla Halili

Izet Mexhiti nga Buteli: Vota është amanet, dhe ne amanetit do ti dalim zot

admin