AKTUALE

Ilir Hasani në Washington D.C.: Takim bilateral me kongresisten Debbie Dingell në kuadër të Forumit Transatlantik të NATO-s

Deputeti i Frontit Europian, Ilir Hasani, gjatë vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po merr pjesë në Forumin Transatlantik Parlamentar të NATO-s, ku në këtë kuadër u zhvillua një takim bilateral me kongresisten amerikane Debbie Dingell.

Në takim morën pjesë edhe deputetët Dragan Kovaçki dhe Slavjanka Petrovska. Gjatë bisedimeve u diskutua për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve, thellimin e partneritetit strategjik dhe avancimin e projekteve të përbashkëta në fushat e sigurisë dhe stabilitetit rajonal.

Deputeti Hasani theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara në procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian, duke e cilësuar atë si një faktor kyç për progresin dhe stabilitetin afatgjatë. Po ashtu, u nënvizua domosdoshmëria e koordinimit të vazhdueshëm dhe mbështetjes dypalëshe në proceset euro-atlantike.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit strategjik mes vendit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ja postimi i plotë:

Banner

Related posts

Duam Çair të pastër: Banorët e Çairit janë në këmbë për ti bërë punët që komuna Çair nuk i ka bë 20 vjet

Gjyla Halili

Kasami: Fitorja e VLEN është e rëndësishme për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Tetovarët votojnë për ndryshim – VMRO bojkoton Kasamin, pritet fitore për Bajram Rexhepin?

Gjyla Halili