AKTUALE

Osmani: Të heqim hijet e së kaluarës


Kandidati i Frontit Europian për President, Bujar Osmani u bëri apel qytetarëve të Maqedonisë së Veriut që për hir të së ardhmes europiane t’i lënë anash inatet e së kaluarës. Osmani në tubimin e sontëm, atë qendror të koalicionit Fronti Europian në sheshin “Maqedonia” në Shkup kërkoi mbështetje nga të gjithë qytetarët, pavarësisht përkatësive të tyre etnike a fetare duke i ftuar të përcaktohen për opsionin e vetëm që do ta shpie vendin në Bashkimin Europian.

“Po ju lutem të heqim hijet e së kaluarës, pritjen e pafund dhe pa perspektivë. Të shikojmë para e  ta mbështesim Frontin Europian. Ta mbështesim Frontin, sepse ai është garantues dhe udhërrëfyes, ai është feneri që do ta çojë Maqedoninë e Veriut drejt Europës. Se ky vend është shtëpia jonë dhe ta ruajmë e ta bëjmë të begatë për brezat që vijnë!” tha Osmani.

Banner

Related posts

Këlliçi: Nëse mbron shqiptarët e Maqedonisë – shkarkohesh, nëse i quan idiotë bën karrierë

Gjyla Halili

MPB: Të shtunën qytetarët nën 18 vjeç do mund të fotografohen pa terimine për të nxjerr dokumentet personale

Gjyla Halili

Presidenti Pendarovski për vizitë në Paris me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Aco Shopovit

admin