AKTUALE

Besnik Tahiri: Jemi duke punuar që Ligjin për pagën minimale ta dërgojmë në Kushtetuese

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se AAK-ja po mendon që ligjin për pagën minimale ta dërgoj në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas tij, AAK-ja i ka të gjitha nënshkrimet dhe nuk ka nevojë për ndihmën e PDK-së dhe LDK-së.

‘’Po e them për herë të parë që jemi duke menduar seriozisht që Ligjin për pagën minimale me dërgua në Gjykatën Kushtetuese jemi dukë punuar i kemi nënshkrimet pa ndihmën e PDK-së e LDK-së, është mashtrim me i thënë dikujt që paga minimale është 264 euro’’, tha Tahiri në RTV 21.

Tahiri tha se AAK-ja nuk e ka as në plan ta  bëjë koalicionin PAN me Kurtin në rast se do mbahen zgjedhje të jashtëzakonshme.

‘’Ne nuk e kemi as në plan të bëjmë PAN AAK-ja është ne stadin me te avancum në organizimin politik që e ka pasur ndonjëherë në Kosovë e diasporë’’, tha Tahiri duke shtuar se ‘’PAN është i papërsëritshëm’’.

Banner

Related posts

Nazmi Jakurti dhe Eni Çobani dy Moderatorët e “Takimit të Madh të Anamoravës, 2024”

Gjyla Halili

Agron Dedivanaj publikon raportin financiar të “Jehonës së Malësisë” që thyen rekorde: Shumë pozitiv dhe i qëndrueshëm

Gjyla Halili

Aziri: Jam i lumtur se do të votojmë për kryeministrin shqiptar

Gjyla Halili

Leave a Comment