AKTUALE

Osmani për ikjen e të rinjve: Askush nuk ik për 100 euro dallim, këtë trend mund ta ndërroj vetëm anëtarësimi në BE


Bujar Osmani kaniddat për president të RMV-së nga Fronti Evropian në dhjetë zotimet e tij, në atë të tetin foli edhe për ikjen e të rinjve duke e cilësuar si problem kryesor.

“Qëndrimi im ëshët se nuk ka politikë që mund ta ndrrojë këtë trend përveç se anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Marr shembull Poloninë e cila është anëtarësuar në vitin 2004 në BE ku rroga mesatare ka qenë 350 euro, Romania është integruar në vitin 2007 me Bullgarinë ku rroga mesatare ka qenë 150 eu. Sot në Poloni rroga mesatare është 1900 afër 2000, në Rumani rreth 1000 e Bullgari 1500. Kjo është arsyeja, ligj i fizikës nga një standard më i ulët në një standard tjetër, nuk ik askush për 100 eu dallim”, tha Osmani.

Banner

Related posts

Samiti i Diasporës, Ahmeti: Drejt një të ardhmeje evropiane të përbashkët

Gjyla Halili

Baerbock para mbërritjes në Shkup: Vendi i Maqedonisë së Veriut është në BE

admin

Presidentja Osmani në vizitë shtetërore në Zvicër, pritet nga presidentja Karin Keller-Sutter, organizohen edhe nderime ushtarake

Gjyla Halili