AKTUALE

MPB: Alarmet për bom’bat në shkolla janë të rrejshme

Ministria e Brendshme informon opinionin se pas raportimeve të shumta të marra për mjete shpërthyese të cilat dyshoheshin se janë vendosur në disa shkolla fillore dhe të mesme pothuajse në të gjithë territorin e vendit, shërbimet kompetente të ministrisë janë duke ndërmarrë masa dhe aktivitete të planifikimit gjithëpërfshirës në përputhje me procedurat e brendshme për përballimin e kërcënimeve terroriste.

Paralelisht me këtë, vlerësimi i nivelit të kërcënimit po bëhet në koordinim të ndërsjellë të shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës, përmes një shtabi operativ të krijuar në kuadër të Ministrisë.

Sipas aktiviteteve të deritanishme, nga kontrollet rezulton se bëhet fjalë për kallëzime të rreme.

Në të njëjtën kohë, MPB bën thirrje dhe apel për qetësi në opinion dhe shmangie nga përhapja e dezinformatave për ngjarje të tilla, të cilat dje janë regjistruar edhe në vende të tjera të rajonit.

Banner

Related posts

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Alush Gashit përcjell

Gjyla Halili

FALEMINDERIT BESIMTARË TË RESPEKTUAR – JENI TË MREKULLUESHËM – ALLAHU UA PRANOFTË KURBANËT E JUAJ

admin

E duan Reali dhe Barcelona, por një skuadër angleze është në përparësi për të nënshkruar me Dani Olmon

Gjyla Halili