AKTUALE

Filloi sanimi i gropave në rrugët e Tetovës

Sipas komunës së Tetovës, tenderimi për sanimin e gropave ka përfunduar dhe tashmë ndërmarrja që është kontraktuar ka filluar me mbushjen e gropave në shumë pjesë të Tetovë. Për këtë qëllim janë ndarë 2 milion denarë
Urim HASIPI

Tetovë, 3 prill – Një pjesë infrastrukturës rrugore në qytetin e Tetovës vazhdon të dëmtohet çdo vit. Përfundimi i periudhës me ngrica nxjerr në pah gropat në rrugë në shumë të qytetit të Tetovës dhe kjo përsëritet gati se çdo vit. Tashmë kanë filluar të dëmtohen rrugët që janë edhe në pjesën qendrore të Tetovës. E tillë është rruga “Boris Kidriç”, e cila është asfaltuar diku në vitin 2010. Nuk është vetëm kjo rrugë e cila ka filluar të dëmtohet por janë edhe shumë rrugë tjera të cilët nga viti në vit po shkatërrohen. Kësisoj, shumica e këtyre rrugëve lidhen me rrugët kryesore ndërsa pamja e këtilla është dekada me radhë në këto zona të qytetit të Tetovës. Me këtë rast, komuna e Tetovës ka bërë të ditur se në plan për këtë vit janë afër 12 rrugë të cilët duhet të rikonstruohen ose të mbushen gropat.

Banner

Related posts

Nis revolta ndaj Gazment Bardhit te partia e Berishës. Dashnor Sula: Është bërë një dëm i madh

Gjyla Halili

SHBA: I mbështesim të gjitha përpjekjet për hetim të korrupsionit në Maqedoninë e Veriut

Gjyla Halili

Bujar Osmani mjeku i parë nga Maqedonia e Veriut që trajnohet për kirurgji robotike

Gjyla Halili