AKTUALE

Osmani: Kreshnik Bekteshi është i burgosur politik! Shqiptarët e maqedonasit pajtohen se po i bëhet padrejtësi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani ka reaguar ndaj trajtimit të rastit me arrestimin e ish-ministrit të Ekonomisë Kreshnik Bekteshin për tragjedinë e Koçanit.
Osmani shkruan se në këtë rast si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit janë të mendimit se ndaj Bekteshit po bëhet padrejtësi.
Reagimi i plotë:
Kreshnik Bekteshi është një i burgosur politik dhe një rast i rrallë ku si shqiptarët ashtu edhe maqedonasit pajtohen për padrejtësinë që po i bëhet.
Vetëm një mendje dhe zemër e prishur mund të provokojë familjen e tij në këtë mënyrë të ulët.
Dikur, në politikë, kishte një minimum dinjiteti – sot, disa po tregojnë se nuk kanë as atë.
Sulmi ndaj avokatëve vetëm pse kanë mbrojtur figura të tjera, është i neveritshëm dhe thellësisht i pamoralshëm.
Kjo është e njëjta logjikë absurde sikur të akuzosh një kirurg pse ka operuar dikë që nuk pëlqehet nga të tjerët.

Banner

Related posts

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë uron Afrim Gashin për zgjedhjen si kryeparlamentar

Gjyla Halili

BDI: Dy vite spastrim institucional – tani edhe komisionet profesionale pa asnjë shqiptar

Gjyla Halili

Kongresi i 11-të i Partisë Demokratike Turke/ Bajram Rexhepi: “Ka ndihmuar në demokratizimin e ambientit politik në Maqedoninë e Veriut”

Gjyla Halili