AKTUALE

Bajram Rexhepi: Përgjegjësia për buxhetin publik nuk është simbolikë, është detyrë ligjore dhe morale.

Shefi i shtabit politik të Bdi-së në Tetovë, Bajram Rexhepi ka reaguar ndaj skandalit të radhës të kryetarit aktual të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami i cili në rastin e Monopolit shmang procedurën e përmbarimit përmes cesionit.

“Shmangia e përmbarimit përmes manovrave të dyshimta financiare dhe favorizimi i kompanive të lidhura me pushtetin nuk i shërben qytetarëve të Tetovës, por i dëmton ata drejtpërdrejt”- ka shkruar Rexhepi.

Ja postimi plotë:

Përgjegjësia për buxhetin publik nuk është simbolikë, është detyrë ligjore dhe morale.

Shmangia e përmbarimit përmes manovrave të dyshimta financiare dhe favorizimi i kompanive të lidhura me pushtetin nuk i shërben qytetarëve të Tetovës, por i dëmton ata drejtpërdrejt.

Transparenca dhe llogaridhënia nuk janë luks, por domosdoshmëri. Prandaj, çdo veprim në kundërshtim me ligjin që dëmton interesin publik duhet të hetohet dhe të marrë përgjigjen e duhur institucionale.

#eVërtetaPërTetovën #DosjaKasami

Banner

Related posts

REISUL ULEMA I BFI E RMV PRITI NË TAKIM AMBASADOREN E RF TË GJERMANISË Z. PETRA DREKSLER

admin

Ish ushtari Granit Osmani i bashkangjitet Izet Mexhitit

Gjyla Halili

Izet Mexhiti: Blerim Bexheti më la në lloç!

Gjyla Halili