AKTUALE

Osmani do t’i drejtohet Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg

Kryesuesi i OSBE-së, ministri Bujar Osmani, do të udhëtojë sot për në Strasburg për të prezantuar programin e kryesimit të Maqedonisë së Veriut në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Njëherazi, kryesuesi Osmani do të ketë takim edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq, me të cilën do të diskutojë për punën e përbashkët të OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë bazuar në demokraci, sundimin e të drejtës dhe respektin për të drejtat e njeriut në Evropë.

Gjithashtu, Osmani do të trajtojë edhe prioritetet kryesore të kryesimit së Maqedonisë së Veriut, me theks në agresionin ushtarak të Ukrainës, ndërtimin e besimit dhe pajtimit, antikorrupsionin, si dhe rolin e të rinjve.

Banner

Related posts

“Maqedonasit në revoltë pas rritjes së faturave nga Saubermacher: ‘Jo Bilall Kasami’”

Gjyla Halili

Mexhiti: Investime konkrete për një mjedis më të pastër dhe jetë më cilësore në Haraçinë!

Gjyla Halili

Faton Ahmeti: Gjenerata të arta të BDI-së, të gatshëm për çdo sfidë

Gjyla Halili

Leave a Comment