AKTUALE

Bojmacaliev: Anëtarësimi në NATO na ka vendosur nën mbojtje të një prej prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë

Anëtarësimi në NATO nuk ishte vetëm qasje formale në një organizatë – por ka qenë kërcim kuantik drejt sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit për vendin dhe popullin tonë, vlerëson zëvendës ministri shtesë i Punëve të Brendshme, Mitko Bojmacaliev.

Në publikimin në “Fejsbuk”, Bojmacaliev shkruan se hyrja në NATO na vendos nën mbrojtje të një prej aleancave më të fuqishme të sigurisë në botë, gjë që, siç thotë, do të thotë se kufijtë tanë dhe sovraniteti i ynë janë të mbrojtur nga ndikimet e jashtme.

“E kemi hapur rrugën për bashkëpunim me anëtarë tjerë, që solli jo vetëm mundësi më të mira për zhvillim ekonomik dhe integrim në bashkësinë eurpoatlantike, por edhe e përforcoi zërin tonë në bashkësinë ndërkombëtare. Anëtarësimi në NATO ishte shprehje e përkushtimit tonë ndaj vlerave të përbashkëta që i ndajmë me anëtarët tjerë – demokracinë, të drejtat e njeritu dhe shtetin ligjor. Ne jemi pjesë e bashkësisë globale që lufton për paqe dhe stabilitet. #Ne jemi NATO”, qëndron në publikimin në Fejsbuk.

Bojmacaliev sot ka marrë pjesë në shënimin e katërvjetorit nga anëtarësimi në NATO dhe Ditën e Shtatmadhorisë së Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Banner

Related posts

Sonte në zyrat e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar patëm takim me strukturat e partisë

Gjyla Halili

Jozyrtare Klan Macedonia mëson Kasami në Tetovë, Sejdiu në Zhelinë dhe Memishi në Tearcë janë kandidat të VLEN për Zgjedhjet Lokale

Gjyla Halili

SKANDAL: Komunikatat e Vlen-it kundër BDI-së i shkruan VMRO-DPMNE

Gjyla Halili