AKTUALE

Ora dimërore fillon sonte, akrepat e orës do të kthehen një orë pas

Nga sonte në orën tre të mëngjesit fillon llogatitja e kohës dimërore, me të cilin akrepat e orës do të kthehen një orë pas.

Ora dimërore fillon çdo fundjavë të fundit në tetor dhe zgjat deri në fundjavën e fundit të marsit të vitit pasardhës, kur fillon sërish koha verore.

Përveç nesh, shumica e vendeve të kontinentit evropian, përveç Islandës, Rusisë dhe Bjellorusisë, përdorin kohën dimërore.

Parlamenti Evropian votoi më 4 mars 2019 për të shfuqizuar ndryshimin sezonal të orës nga viti 2021, por Këshilli i BE-së nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar.

Banner

Related posts

Fushata për zgjedhjet lokale po hyn në javën e saj të fundit

Gjyla Halili

Në mesnatë fillon fushata për zgjedhjet lokale 2025

Gjyla Halili

Sot, më 11 shtator, puthadorët, pushtuan në mënyrën më joligjore edhe kalanë e fundit të kulturës shqiptare në RMV!

Gjyla Halili