SHOWBIZ

25 vite kujtime/ Festa e ditëlindjes së Top Albania Radio

25 vite kujtime është slogani për ditëlindjen e 25 të Top Albania Radio, që mblodhi së bashku në Teatrin e Operas dhe Baletit, në një natë feste të gjithë ata që kontribuojnë dhe mbështesin për ta bërë atë një radio ndryshe nga të tjerat.

Top Albania Radio u krijua në ditën e dashurisë nga vizioni i Dritan Hoxhës dhe u vazhdua nga pasioni dhe dashuria e atyre që kjo radio ju dha mundësinë të shpalosnin talentin e tyre.

Energjia që shoqëron çdo ditë dëgjuesit e Top Albania Radios, vazhdoi edhe përgjatë mbrëmjes me muzikë dhe shoqëri të mirë, duke festuar së bashku suksesin çerek shekullor të radios më të mirë shqiptare.

Një mbrëmje plot shkëlqim për të festuar ditëlindjen e 25 të Top Albania Radio, radios më të dëgjuar dhe të dashur të shqiptarëve. Me shumë energji dhe dashuri, Top Albania Radio do të vijojë dhe për shumë vite on top!


Top Channel

Banner

Related posts

Mendoni për një dietë të plotë të lëngshme për humbje peshe?! Ja çfarë duhet të dini për efikasitetin e saj

admin

Çifti këmben shtëpinë në Britani me ‘kështjellën’ e vjetër në Francë, që e gjejnë me gjysmë çmimi (fotot)

admin

BBV drejt përfundimit, Eduart Grishaj habit me veprimin e papritur ndaj opinionistes

admin

Leave a Comment