AKTUALE

Operativa e Muftinisë e drejtuar nga Myftiu Xhemaili pranë xhematit të Tetovës

Sot për namaz të xhumasë, më 08 gusht 2025, operativa e Myftinisë së BFI Tetovë, e udhëhequr nga Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili, realizoi vizita në tre xhami të shtrira në komuna të ndryshme.

Vizitat u realizuan:

✅️Myftiu Dr. Selver ef. Xhemaili, së bashku me referentin Muhamed ef. Berzati, vizituan xhaminë e fshatit Jellovjan, ku u pritën ngrohtë nga imami Mahmut ef. Skenderi, këshilli dhe xhemati i xhamisë.

✅️Referenti Idris ef. Idrizi qëndroi në vizitë në Xhaminë e fshatit Pirok ku gjeti pritjen e ngrohtë të imamit Hfz. Muhamed ef. Zeqiri, kolegëve të tij, këshilli dhe xhemati i xhamisë.

✅️Sekretari Semir ef. Fazliji ishte në vizitë në Xhaminë e Mesme të fshatit Çellopek ku gjeti pritjen e ngrohtë të imamit Gafur ef. Selmani, muezini Muhamed ef. Salihi, këshilli dhe xhemati i xhamisë.

Shprehim mirënjohje të thellë dhe të sinqertë për mikpritjet.
Xhuma të begatë për të gjithë!
🌹

Banner

Related posts

Selami:”5 vite pa Qimën,do të kujtojmë gjithmonë si njeri me vlera dhe patriot i devotshëm”

admin

“Nxehet” skena politike para zgjedhjeve parlamentare, pritet të ketë më shumë opsione!

admin

Bilbili i muzikës, Valbonë Vranja po dridh estradën shqiptare

admin