AKTUALE

Nxënësit nesër kthehen në mësim për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024-2025

Pas pushimit dimëror trejavor, nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme nesër do të kthehen në mësim për gjysmëvjetorin e dytë të vitit shkollor 2024/2025.

Mësimi do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, përveç për maturantët, të cilët, sipas kalendarit për organizimin e vitit shkollor në shkollat e mesme publike, do të ndjekin mësimet deri më 16 maj 2025.

Viti shkollor nuk do të zgjatet si vitin e kaluar, pasi nuk do të ketë pushim pranveror, i cili ishte futur vitin e kaluar.
Për këtë vendim, Ministria e Arsimit dhe Shkencës këtë vit shkollor kreu një anketë me mësues, prindër dhe nxënës të klasave më të larta dhe, siç informoi, shumica janë shprehur se nuk dëshirojnë pushim pranveror.

Banner

Related posts

Arsovska: Fakte konkrete për ndërtime pa leje dhe mosveprim institucional në Çair

Gjyla Halili

Bashkimi Demokratik për Integrim me deklaratë për opinionin publik nga Sekretariati për Kulturë

Gjyla Halili

Përvjetori i lindjes së Ismet Jasharit – Komandant Kumanova

admin