AKTUALE

Nxënësit kthehen në shkollat e RMV-së, fillon gjysmëvjetori i dytë

Pas pushimit dimëror trejavor, në RMV nxënësit po kthehen në shkollë, duke shënuar fillimin e gjysmëvjetorit të dytë të vitit shkollor 2024/2025.

Viti shkollor do të përfundojë më 10 qershor për të gjithë nxënësit, me përjashtim të maturantëve, të cilët do të mësojnë deri më 16 maj.

Nuk do të ketë pushim pranveror këtë vit, pasi shumica e mësuesve, prindërve dhe nxënësve janë shprehur kundër këtij pushimi.

Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska, u uroi suksese nxënësve dhe mësimdhënësve në fillimin e gjysmëvjetorit të dytë dhe theksoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi shkollor miqësor dhe të sigurt.

Banner

Related posts

Andonovski do të informojë për punën e bërë të Ministrisë së Transformimit Digjital në 100 ditët e para

Gjyla Halili

Mexhiti: U bashkuam të gjithë ta nderojmë bijën shqiptare nga Shkupi, Nënë Terezën

Gjyla Halili

Myftiu i Tetovë Dr. Hfz. Selver ef. Xhemaili natën e madhe të Kadrit taravinë e fali në Xhaminë e Larme

Gjyla Halili