AKTUALE

Nora Gjakova detyron kundërshtaren ta dorëzojë duelin – fiton me lehtësi raundin e parë

Nora Gjakova ka fituar duelin e parë në Mastersin e Xhudos që po zhvillohet në Hungari.

Xhudistja jonë u përballë me italianen, Thauany David Capanni Dias në kategorinë deri në 57 kilogramë.

Gjakova triumfoi në këtë takim me Ippon, për të kaluar në raundin e dytë.

Kjo ishte një fitore e lehtë për xhudistin, pasi filloi me një tempo të lehtë, duke detyruar kundërshtaren të dorëzohet.

Në rrethin e dytë, Nora do të përballet me francezen, Priscilla Gneto.

Pas pak edhe Distria Krasniqi do të luftojë, kur përballë do të ketë belgen, Amber Ryheul. /Telegrafi/

Banner

Related posts

Ali Ahmeti nga Zvicra: Të hiqen kufinjtë midis nesh siç i hoqi Europa dhe të bëhemi bashkë në BE

Gjyla Halili

Trump: Është “mirë të shohësh” se bota i merr seriozisht tarifat e SHBA-së

Gjyla Halili

LINDJA E “EPOKËS SË RE”, DITËLINDJA E GAZETARISË SË PAVARUR TË KOSOVËS

Gjyla Halili

Leave a Comment