AKTUALE

Kastrati: Pas humbjes në Shqipëri e Maqedoni, Albin Kurtit i mbetet t’i provojë zgjedhjet në Serbi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka deklaruar se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut kanë mbrojtur UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Në një postim në Facebook, Kastrati ka theksuar se pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani kryeministrit Albin Kurti, sipas tij, i mbetet t’i provoj zgjedhjet në Serbi.

“Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut e mbrojtën UÇK-në nga ndërhyrjet ruso-serbe dhe bashkëpunëtorët e tyre. Pas humbjeve në Shqipëri e Maqedoni të Veriut tani Kurtit i mbetet ti provoj zgjedhjet në Serbi.

Ndoshta aty ka gjasa ( natyrisht pa votën shqiptarëve të Luginës ). Urime UÇK-së. Urime Ali Ahmetit!”, ka shkruar Kastrati në Facebook.

Banner

Related posts

Diaspora nesër voton, ja sa janë paraqitur edhe pse atje ditë pune

Gjyla Halili

Doktoranti Mahmud ef. Emini angazhohet si Referent i Myftinisë së BFI Tetovë

Gjyla Halili

Një minorene nga Shkupi u dha 25,000 euro shokëve të klasës që të mos e rrihnin vëllain e saj të sëmurë

Gjyla Halili