BOTA

Një transgjinore 22-vjeçare fiton “Miss Universe Holandë 2023”

Një transgjinore 22-vjeç ka fituar “Miss Universe Holanda 2023”.

Ajo do përfaqësojë Holandën në konkursin e 72-të të Miss Universe në El Salvador këtë vit.

Modelja dhe aktorja transgjinore Rikkie Valerie Kolle u bë fituesja e parë transgjinore e konkursit Miss Holanda të shtunën, të mbajtur në Teatrin AFAS në qytetin Leusden. Kolle mundi nëntë konkurrente femra për të marrë kurorën për vitin 2023, duke pasuar fituesen e vitit të kaluar Ona Moody.

Në një postim në Instagram, Kolle shprehet:  Si djalë i vogël, unë pushtova të gjitha gjërat që dolën në rrugën time. Dhe më shiko tani, duke qëndruar këtu si një grua trans e fortë, fuqizuese dhe e sigurt. Dashuria është dashuri, ji ai që dëshiron të jesh dhe mos harro kurrë, festo gjithmonë krenarinë tënde”.

 


Top Channel

Banner

Related posts

Xhimi Karter, presidenti që fitoi në jetë

admin

Dhjetra të arrestuar nga policia në paradën e ndaluar LGBT në Stamboll (fotot)

admin

Berlusconi shpallet i pafajshëm në gjyqin për festat e tij “Bunga Bunga”

admin

Leave a Comment