SHQIPËRI

Arrestohet administratori i plazhit ku u mbyt babai me dy djemtë

Banner

Policia ka arrestuar Pëllumb Nikën administratorin e pjesës së plazhit të Vilë-Bashtovës, në Gosë, Rrogozhinë, ku humbën jetën nga mbytja në det, babai Elvis Halilaj, bashkë me 2 djemtë e tij të mitur, 13 dhe 17 vjeç.

34-vjeçari, i cili kishte marrë me qira në bashkinë e Rrogozhinës, administrimin e parcelës së plazhit, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur me mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.

“Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur mesditën e datës 09.07.2023, në plazhin e Vilë-Bashtovës, ku humbën jetën nga mbytja në det, 3 shtetas (babai dhe dy djemtë e tij të mitur), strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin P. N., 34 vjeç, banues në Tiranë, administrator i operatorit turistik që kishte marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, pjesën e plazhit të Vilë-Bashtovës, ku ndodhi kjo ngjarje.  

Arrestimi i 34-vjeçarit u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera në terren ka rezultuar se ky shtetas, në cilësinë e administratorit të parcelës së plazhit të marrë me qira nga bashkia Rrogozhinë, nuk kishte plotësuar kushtet e sigurisë sipas kontratës së lidhur mes operatorit ekonomik dhe Agjencisë Kombëtare të Bregdetit (kontratë e miratuar nga Ministria e Turizmit), dhe për pasojë janë mbytur në det, shtetasit E. H., 50 vjeç, R. H., 17 vjeç dhe M. H., 13 vjeç, banues në Tiranë“, njofton policia.

Dëshmitarët nga vendi i ngjarjes treguan se panë një burrë që kishte ngritur duart dhe kërkonte ndihmë, por asnjë nga pushuesit nuk u fut në det sepse kishin frikë nga dallgët e mëdha dhe aty mungonin vëzhguesit. Tre të mbyturit u nxorrën nga deti nga një person që punonte në plazh.

Related posts

Vuçiqi kërkon ndihmë nga Erdogani për situatën në veri

admin

Trafikonin lëndë narkotike, arrestohen dy vajza shqiptare në Greqi

admin

“Çmenden” çmimet në Ksamil, deri në një mijë euro një shezlong

admin

Leave a Comment