AKTUALE

Nis Kongresi i Jashtëzakonshëm i ASH-së

Në këto momente Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit po mban kongresin e jashtëzakonshëm, ndërsa ka filluar edhe mbërritja e delegatëve. Në rend dite të Kongresit të 4 të kësaj partie ndër të tjera është edhe miratimi i kandidaturës së Arben Taravarit për president të shtetit, por dhe shfuqizimi i vendimeve të mbledhjes së dytë të Kuvendit të mbajtur në 10 shkurt në Shkup.

Si pikë e fundit e rendit të ditës janë plotësim-ndryshime statutare. Ditë më parë Taravari shpalli kandidaturën për president të shtetit, i mbështetur nga Lidhja Evropiane për Ndryshim.

Ndërsa sipas njoftimit të opozitës shqiptare bashkëpunimi midis Lëvizjes Demokratike, Besës, Alternativës dhe ASH-së do të konkretizohet nesër përmes firmosjes së Deklaratës për bashkimin e forcave opozitare shqiptare.Alsat-m

Banner

Related posts

Lëvizja Besa: Qeveria e BDI-së dhe Kovaçevskit hesht ndaj punësimit të maqedonasve të cilët deklarohen si shqiptarë

admin

Blerim Hyseni: Nata e mbrëmshme në Kumanovë nuk ka ndodhur as në vitin 2001

Gjyla Halili

Votim, numërim, rezultate, ankesa

Gjyla Halili