AKTUALE

Nikollë Camaj: Bashkëpunimi ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë mbetet shembull i marrëdhënieve të mira fqinjësore

Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi dhe kryetari i Grupit Parlamentar të Miqësisë me Republikën e Shqipërisë, Nikollë Camaj, priti në një takim zyrtar delegacionin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, të kryesuar nga kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut dhe Informimin Publik, Jorida Tabaku.

Në përbërje të delegacionit ishin edhe nënkryetarja e Komisionit, deputetja Iris Luarasi, anëtarë të Komisionit, si dhe Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Shkëlqesia e Saj, Zhaklina Peto.

Gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet shumë të mira ndërmjet Malit të Zi dhe Shqipërisë, me theks të veçantë në forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit parlamentar.

Bashkëbiseduesit vlerësuan rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm institucional dhe të shkëmbimit të përvojave në proceset demokratike dhe integruese.
Një pjesë e rëndësishme e bisedës iu kushtua pozitës dhe të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi. Nënkryetari Camaj theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar, gjuhësor dhe kulturor të shqiptarëve, si dhe nevojën për avancimin e mëtejshëm të të drejtave të tyre në përputhje me standardet evropiane.

Në përfundim të takimit, Camaj shprehu mirënjohjen për vizitën, mbështetjen e vazhdueshme dhe dhuratën simbolike, duke vlerësuar se takime të tilla kontribuojnë në forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe në thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar.

Banner

Related posts

Lamert: KE është e përkushtuar ndaj problemit të operatorëve të transportit dhe po punon për zgjidhjen e tij

Gjyla Halili

Dera e bashkëpunimit me diasporën është gjithmonë e hapur

Gjyla Halili

Lazim Destani në Veshallë: “Votra jonë na bashkon” promovon vlerat dhe traditën shqiptare

Gjyla Halili