SHQIPËRI

Nikolla uron besimtarët katolikë për Festën e Pashkëve: Ringjallja e Krishtit, fuqia e jetës mbi tunelin e errësirës

Ajo shprehet që paqja të përshkojë jetët e të gjithë shqiptarëve.

“Ringjallja e Krishtit është mesazhi i fuqisë së jetës mbi vdekjen, i rrezes së dritës mbi tunelin e errësirës, i bekimit të dashurisë mbi mallkimin e urrejtjes, i paqes mbi luftën, i ngadhënjimit mbi mungesën e shpresës. Thirrja  dymijëvjeçare “Paqe për ju” nuk është vetëm një mesazh fetar dhe as vetëm kristian, por një mesazh universal dhe njerëzor, për paqe, dashuri, pajtim e përdëllim! Thirrja e Pashkëve për paqe le të përshkojë jetët tona, familjet tona, vendet tona! Gëzuar Pashkët, gjithë besimtarëve katolikë!”, shkruan në urimin e saj Nikolla.


Top Channel

Banner

Related posts

Rama: Nuk mund të mendohet një BE që përfshin Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit pa Serbinë

admin

Rezultatet preliminare në Mal të Zi: Shqiptarët me dy deputetë në parlament

admin

Ura që lidh Shqipërinë me Malin e Zi/ Abazoviç: Shqipëria shpenzoi për projektin për ndërtimin

admin

Leave a Comment