AKTUALE

Ngriten sërish çmimet e derivateve të naftës në Kosovë

Shtrenjtimi i karburanteve nuk ka të ndalur këto ditë në Kosovë. Tashmë një litër naftë ka arrit deri 1.60 euro

Kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve, Fadil Berjani ka pranuar se këto ditë ka rritje të çmimeve për karburantet.

“Çmimet në tregun e Kosovës sillen: dizelli 1.45 cent deri në 1.60 euro dhe benzina 1.42 deri 1.49 euro. Çmimi për standardin tonë është i lartë, çmim real kishte me qenë 1 euro për litër, por kjo nuk varet nga ne pasi që çmimin e përcakton berza dhe organizata prodhuese OPEC”, u shpreh ai.

Qeveria e Kosovës ditë më parë ka marrë vendim për vendosjen e çmimit tavan për derivatet pasi tash e disa ditë çmimi i tyre është rritur.

Por, ky vendim duket se nuk po ia lë shenjë uljes së çmimeve.

Javë më parë një litër naftë në Kosovë ka kushtuar deri 1.43 euro për një litër naftë dhe një litër benzinë 1.46 euro.

Në njoftim thuhet se ky vendim është marrë me qëllim për mbrojtjen e konsumatorit, mbrojtjen e konkurrencës dhe për të mënjanuar çrregullimet në treg.

Banner

Related posts

SPAK shpresa e shqiptarëve për çlirimin e demokracisë!

Gjyla Halili

Kryetarja e Antikorrupsionit rrezikon deri në 5 vite burg

Gjyla Halili

Viti i Ri nis me binjakë në Shqipëri/ Dy djem lindin në maternitetin Mbretëresha Geraldine

Gjyla Halili

Leave a Comment