AKTUALE

Nga Kabineti i Siljanovska – Davkova konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga ambasadori Fërçkoski

Nga Kabineti i presidentes Gordana Siljanovska – Davkova për MIA-n konfirmojnë se ka mbërritur dorëheqje me shkrim nga Lubomir Fërçkoski, i cili e kryente funksionin ambasador dhe përfaqësues i përhershëm në Kombet e Bashkuara.

Dorëheqja, siç bënë të ditur një pjesë e mediave, është dorëzuar edhe në Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Fërçkoski në pozitën e ambasadorit në Nju Jork ishte emëruar në vitin 2022. Dekretin për emërimin e tij e nënshkroi shefi i atëhershëm i shtetit Stevo Pendarovski.

Para pak kohësh, Fërçkovski ishte thirrë në bisedë në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme për gjoja parregullsi financiare në punën e përfaqësisë, por siç deklaroi ministri Timço Mucunski, te biseda ende nuk është arritur për shkaqe shëndetësore të ambasadorit.

Banner

Related posts

Blerant Ramadani uron Muhamed Elmazin për fitoren në Saraj: I dëshiroj sukses!

Gjyla Halili

“S’mund të bëjmë një sy qorr”, Braverman e ashpër: Avokatët që ndihmojnë emigrantët e paligjshëm, të burgosen

admin

Punësimi i shqiptarëve/ Ajdari “përplaset” me Mickoskin! /Mickoski me ftesë: Aplikoni, dua shqiptarë edhe në kabinet

Gjyla Halili