AKTUALE

Lladrovci pret në takim imamin Prof. Dr. Tahir Kukaj: Krenar me angazhimin e tij fetar e atdhetar!

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka pritur në takim, Prof. Dr. Tahir Kukajn, imamin përgjegjës i Departamentit të Studimeve Islame në Shkollën Islame në Nju Jork, njëherësh familjar i tij.

Angazhimi dhe përkushtimi i Dajës Tahir për harmoninë fetare, mirëkuptimin, paqen, solidaritetin dhe atdhetarizmi më kanë bërë çdo herë krenar dhe isha i lumtur për arritjet e tij dhe komunitetit shqiptar në Amerikë, ka deklaruar Lladrovci.

Postimi i plotë i tij:

Kam qenë i nderuar për të pritur në takim, Imamin përgjegjës i Departamentit të Studimeve Islame në Shkollën Islame në Nju Jork, Prof. dr. Tahir Kukajn, një nga 100 personalitetet më me ndikim në komunitetin e pjesës lindore të Amerikës. Në takim, ishte edhe Kryeimami i Bashkësisë Islame në Drenas, Valon Beçuku dhe imami Shpëtim Avdyli.

Mysafiri i çmuar, Daja Tahir, për mbi dy dekada ka ndërtuar reputacion shembullor brenda institucioneve të niveleve të ndryshme të shtetit të Nju Jorkut me ligjërimet e dijet e tij të thella për fenë islame, ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe miqësisë midis komuniteteve të ndryshme në Staten Island dhe më gjerë, njëherësh është promovues i madh i Kosovës dhe kombit tonë në Amerikë.

U njoftova nga Daja Tahir për arritjet e tij në Amerikë, për ligjëratat në universitete të ndryshme kundër racizmit, antisemitizmit, ksenofobisë, islamofobisë dhe urrejtjes në të gjitha format. Ai mbështet anëtarët e komunitetit duke dëshmuar ndërgjegje të lartë për misionin e tij si imam e profesor, si shqiptar dhe si atdhetar. Është i njohur për qëndrimin se urrejtja është një sëmundje, duhet trajtuar me kujdes para se të na shkatërrojë të gjithëve.

Ai ka ardhur në vendlindje pas 20 vitesh dhe ishte tepër i lumtur me arritjet dhe ndryshimet që ka hasur në çdo hap nga zbritja në aeroport dhe gjithandej Kosovës. Dajën e njoftova me arritjet e komunës së Drenasit, njëherësh i theksova edhe sfidat e qeverisjes lokale, duke marrë përgjegjësi për të punuar dhe për ta përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve tanë.

Angazhimi dhe përkushtimi i Dajës Tahir për harmoninë fetare, mirëkuptimin, paqen, solidaritetin dhe atdhetarizmi më kanë bërë çdo herë krenar dhe isha i lumtur për arritjet e tij dhe komunitetit shqiptar në Amerikë. I urova jetë të gjatë dhe suksese në misionin e tij duke e përgëzuar që të vazhdojë të na bëjë krenar në Amerikë dhe kudo në botë.

Në fund të takimit, me kënaqësi ia dhurova librin e Bedri Islamit, “Përjetësia e dyfishtë”, kushtuar heroit e heroinës, Fehmi dhe Xhevë Lladrovci dhe një punim të Qendrës për Promovimin e të Drejtave të Grave. Faleminderit Dajë!

https://www.facebook.com/share/CbARgdhV828MrCr2/?mibextid=WC7FNe

Banner

Related posts

Ahmeti-Gashit: Haxhi pishman të Len-it, zgjedhje do të ketë pavarsisht pazareve të juaja të ulta

Gjyla Halili

Ahmeti nga Haraçina: Do të përdorim çdo mjet demokratik për të ndaluar padrejtësitë ndaj shqiptarëve

Gjyla Halili

Familjet me të ardhura të ulëta mund të aplikojnë, që shteti të paguajë 600 deri në 800 denarë nga fatura e tyre elektrike

admin