SPORT

Newcastle pranë objektivit të Milan

Newcastle po mendon për sezonin e ardhshëm dhe këtë merkato priten ndryshime të rëndësishme në skuadër.

Sipas raportimeve të medieve britanike “Magpies” duan të kenë një ekip të denjë për të konkurruar në Champions League.

Newcastle është duke ndjekur nga afër objektivin e Milanit, Randal Kolo Muani.

Madje të shtunën raportohet se përfaqësues të klubit anglez ishin të pranishëm në Frankfurt për të ndjekur ndeshjen e Eintracht kundër Freiburg, për të parë sulmuesin.

Interes për 24-vjeçarin kanë shfaqur edhe Tottenham dhe Manchester United në Angli si dhe Paris Saint-Germain në Francë.

/BotaSot/

Banner

Related posts

Spezia – Juventus, publikohen formacionet zyrtare

admin

Juventusi fiton në udhëtim te Spezia

admin

Zbulohet shuma që kërkon PSG-ja për Mbappen

admin

Leave a Comment