AKTUALE

New York/ Rikthehet më 4 maj panairi shqiptar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara do të ketë sërish mundësinë të festojë kulturën dhe traditat kombëtare në panairin e përvitshëm “Gjergj Kastrioti Skënderbeu Street Fair”, i cili këtë vit do të zhvillohet më 4 maj 2025.

Ngjarja, tashmë në edicionin e saj të katërt, premton një ditë të mbushur me argëtim për të gjitha moshat, ku do të ketë muzikë, valle, ushqim tradicional shqiptar, lojëra dhe shumë surpriza të tjera. Festivali organizohet me qëllim promovimin dhe forcimin e lidhjeve mes komunitetit shqiptar në SHBA, duke krijuar një atmosferë festive dhe gjithëpërfshirëse.

Organizatori i panairit, Mark Gjonaj, ka bërë thirrje për sponsorë dhe biznese të interesuara për të marrë pjesë me stenda apo për të vendosur reklama në buletinin e eventit.

Të gjithë të interesuarit për pjesëmarrje, sponsorizime apo reklamim në panair mund të kontaktojnë për më shumë informacion në:
📧 skenderbeufair@gmail.com
☎️ 347-398-6161

Banner

Related posts

Shoqata Atdhetare “Kosova” organizon bashkëbisedim virtual me Presidenten Vjosa Osmani

Gjyla Halili

EMRAT/ Komisioni i Posaçëm për Dezinformimin, kush janë anëtarët e propozuar nga PS

Gjyla Halili

BDI dënon vendimin e Qeverisë për përjashtimin e diasporës nga proceset vendimmarrëse

Gjyla Halili