AKTUALE

Nesër festohet Bajrami i Kurbanit! Fetahu: Moment i devotshmërisë së lartë

Nesër besimtarët myslimanë festojnë Bajramin e Kurbanit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir Fetahu, në mesazhin e tij uroi këtë festë të madhe e të bekuar, që ngërthen ngjarje hyjnore dhe frymëzon besimtarët drejt dashurisë dhe përkushtimit ndaj Allahut Fuqiplotë. Ai theksoi se këto ditë janë të shënuara me përmbushjen e Haxhit, zbritjen e Kuranit famëlartë dhe prerjen e kurbanit – si shprehje e besimit të palëkundur dhe gatishmërisë për sakrificë. Kurban Bajrami, sipas tij, është shumë më tepër se një festë – është një shkollë shpirtërore që edukon në bujari, solidaritet dhe paqe, forcon lidhjet mes njerëzve dhe nxit bashkëjetesën në shoqërinë tonë multietnike. Në fund, ai theksoi se kjo festë është një thirrje për kthim drejt vetvetes, drejt mirësisë, drejtësisë dhe dashurisë ndaj Zotit të Plotfuqishëm.

Banner

Related posts

Mot me diell dhe me vranësira mesatare, me reshje lokale të shiut

Gjyla Halili

Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare

Gjyla Halili

MSc. Merita Mustafai, kandidate për deputet nga Fronti Europian në zonën 6

Gjyla Halili