AKTUALE

Nënshkrim i grantit ndërmjet BERZH-it dhe SHA EMV për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Osllomej 2”

Banner

Nën mbështetjen e Ministrisë së Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, sot do të nënshkruhet marrëveshja për grant ndërmjet Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe SHA EMV, për ndërtimin e termocentraleve fotovoltaike “Manastiri 1” dhe “Oslomei 2”, njoftuan nga Ministria.

Në ngjarje fjalime do të kenë ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale Sanja Bozhinovska, ambasadori i Bashkimit Evropian Mihail Rokas, përfaqësuesi i BERZH-it Fatih Turkmenogllu, ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, drejtori i përgjithshëm i SHA EMV Llazo Uzunçev, si dhe shefja e sektorit për koordinimin e fondeve të BE-së dhe ndihmave të tjera në Ministrinë e Çështjeve Evropiane, Evgenija Kirkovska.

Me grantin me një vlerë gati pesë milionë euro, të mundësuar nga BERZH-i, fillon realizimi i dy projekteve të rëndësishme që do të kontribuojnë në tranzicionin energjetik të vendit.

Related posts

Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore

Gjyla Halili

Osmani uron Policinë e Kosovës: Ata janë gardianë të sigurisë sonë, të mbrojtjes së sovranitetit

admin

Operativa e Muftinisë e drejtuar nga Myftiu Xhemaili pranë xhematit të Tetovës

Gjyla Halili