AKTUALE

Bajram Rexhepi: Çdo ndërtim në Tetovë është i egër, ashtu si udhëheqsia në ikje

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, njëherit dhe shef i shtabit politik të Bdi-së në Tetovë, Bajram Rexhepi ka komentuar analizën hetimore të BIRN, në komunën e Tetovës e cila ka zbuluar skandalin me ndërtimet e egëra në Komunën e Tetovës.

Ndërtimet që kanë leje ndërtimi nga 4 kate bëhen me nga 8 kate. Në çdo lagje të komunës së Tetovës mund të shihen ndërtime të egra që nuk kanë asnjë kusht për ndërtime, por ato vazhdojnë të ndërtohen.

Sipas BIRN këta ndërtime bëhen në bashkëpunim me komunën e Tetovës, gjegjësisht sektorin e urbanizmit.

“Në një analizë hetimore të BIRN, bëhet e qartë se me urbanizmin në Tetovë nuk udhëheq komuna, por mafia urbane. ÇDO NDËRTIM NË TETOVË ËSHTË I EGËR, ASHTU SI VET UDHËHEQSIA NË IKJE”- ka shkruar Rexhepi.

Banner

Related posts

Taravari: Do të kemi 50% të votave më shumë se kandidati i BDI-së për president

Gjyla Halili

Mexhiti në Çair jep lajmin e madh për studentët: Në korrik, fillon ndërtimi i Leximores dhe Qendrës rinore

admin

Mbledhje e Komisionit kuvendor për Mbikëqyrje të Punës së ASK-së dhe Agjencisë së Zbulimit

admin