AKTUALE

Nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa emëron babanë e saj pensionist në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Zhvillimore

Deputetja dhe nënkryetarja e VLEN-it, Mimoza Musa, e ka sistemuar babanë e saj pensionist, Arif Musën, në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut.

Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut, Arif Musa, babai i deputetes dhe nënkryetares së VLEN-it Mimoza Musa, që nga 15 qershori 2026 ushtron funksionin e anëtarit të Këshillit Mbikëqyrës të këtij institucioni shtetëror.

Biografia e publikuar në faqen zyrtare të bankës tregon se Arif Musa ka lindur në vitin 1961 në fshatin Lipkovicë të Tetovës, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës dhe pas studimeve ka punuar si kontabilist dhe financier në sektorin privat deri në pensionim.

Më herët ai ka ushtruar disa funksione publike, përfshirë anëtar i Bordit për Kontrollin e Punës Materiale dhe Financiare të ndërmarrjes publike “Tetovo”, anëtar i Bordit për Kontrollin e Punës Materiale dhe Financiare të Agjencisë Mediatike Informative (MIA), këshilltar në Komunën e Tetovës dhe kryetar i Komisionit për Financa dhe Buxhet, si dhe anëtar i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga viti 2007 deri në vitin 2011.

Banka Zhvillimore e Maqedonisë së Veriut është në pronësi 100 për qind të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ka për detyrë mbështetjen e ndërmarrjeve mikro, të vogla, të mesme dhe kompanive eksportuese përmes kreditimit, sigurimit të eksporteve, faktoringut dhe lëshimit të garancive.

Burimi: Faqja zyrtare e Bankës Zhvillimore të Maqedonisë së Veriut. Link – Gazeta Flaka

Banner

Related posts

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Gjyla Halili

Lëvizja Demokratike: Masat antikrizë të Qeverisë janë një teatër, fukarallëku veç po rritet

admin

Arben Taravari kishte më shumë njerëz në 2016 si ASH, se sot me 4 parti (FOTO)

Gjyla Halili